• e mërkurë, 03 korrik 2024

Më ftohtë në Strumicë dhe Berovë, më ngrohtë në Ohër dhe Demir Kapi

Më ftohtë në Strumicë dhe Berovë, më ngrohtë në Ohër dhe Demir Kapi

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Sot në mëngjes deri në orën 07:30 më ftohtë deri 1 gradë është matur në Strumicë dhe Berovë, ndërsa më ngrohtë me 11 gradë Celsius është në Ohër dhe Demir Kapi.

Sipas DPHM-së, 2 gradë janë matur në Shkup - Petrovec, Tetovë dhe Kriva Pallankë, tre në Shkup - Zajçev Rid dhe Kodës të Diellit, 4 në Kumanovë, Veles, Gjevgjeli, 5 gradë në Kavadar, Krushevë dhe Lazaropole, 6 në Manastir, Hanet e Mavrovës, 7 Prilep, Vinicë, 8 Shtip dhe Dojran, 9 gradë në Pretor dhe 10 gradë në Dibër.

Reshjet për 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (në l/m2)

Lartësia e mbulesës së borës deri në orën 07:00 (në cm) në Kodrën e Diellit është 23.

Moti gjatë natës dhe paradites ka qenë kryesisht i vranët, në pjesët veriperëndimore me reshje të dobëta shiu. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila herë pas here ishte e fortë, sidomos në pjesën qendrore përgjatë Vardarit. Mëngjesin e sotëm mban mot pjesërisht me vranësira, vende-vende me erë të dobët deri mesatare juglindore.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, me erë të fortë nga drejtimi jugor, sidomos në pjesët perëndimore dhe në atë qendrore përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me vranësira të konsiderueshme të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR