Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit
- Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit ka qenë më ftohtë - 4 dhe ka më shumë borë, 26 centimetra.
- Post By Ramize Qamili
- 12:55, 3 tetor, 2025
Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit ka qenë më ftohtë - 4 dhe ka më shumë borë, 26 centimetra.
Siç informon DPHM-ja, trashësia e borës është 16 centimetra në Lazaropole, 12 në Hanet e Mavrovës, gjashtë në Gjurishte dhe tre centimetra në Dibër.
Deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropolë, 0 në Krushevë, 1 në Tetovë, 2 në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë dhe Shtip, 3 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Manastir, Pretor, Kavadar, 4 në Demir Kapi dhe Strumicë dhe 5 në Gjevgjeli.
Më së shumti shi në 24 orët e fundit deri në orën 8 ka rënë në Stumicë, 52 litra për metër katror, në Gjevgjeli 51, në Demir Kapi 50, në Shkup-Petrovec 47, në Tetovë 46, në Radovish 45, në Pozharane 40, 37 në Vinicë, 35 në Gjurishte, 34 në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës, 33 në Kodërn e Diellit, 32 në Shtip, 31 në Veles, 30 në Topoçan, 28 në Shkup-Zajçev Rid dhe Manastir, 25 në Prilep, 23 në Krushevë dhe Berovë, 22 në Pretor dhe Kumanovë dhe 18 në Lazaropole.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta të luginës me shi dhe borë të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë Celsius. rq/
Foto: arkivi i MIA-s