• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më 16 maj në Tiranë, Samit i Komunitetit Politik Evropian

Më 16 maj në Tiranë, Samit i Komunitetit Politik Evropian

Tiranë, 9 prill 2025 (MIA) - Më 16 maj, Tirana do të jetë nikoqire e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, në të cilin do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Një ditë para Samitit, më 15 maj, liderët e Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian do të kenë një darkë pune në Tiranë me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur krenarinë që vendi i tij do të konfirmojë mikpritjen, Rama në Fejsbuk shkruajti, “Liderë nga i gjithë kontinenti do të mblidhen në zemër të Tiranës”.

“Jam krenar për faktin që më 16 maj, liderë nga i gjithë kontinenti ynë i demokracive, nga Londra në Kiev dhe nga Oslo në Ankara, do të mblidhen në zemër të Tiranës, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian”, shkruan Rama.

Në seancën e sotme, Qeveria vendosi që datat 15 dhe 16 maj të jenë ditë jo pune për punonjësit në institucionet e administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vlrë dhe Krujë. Përjashtim nga ky vendim janë punonjësit e ushtrisë, policisë, Gardës Kombëtare, zjarrfikësve dhe punonjësit në sistemin shëndetësor.

Samiti do të mbahet vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vend më 11 maj, në të cilat opozita paralajmëron fitore dhe rikthimin në pushtet, pas humbjeve në tre ciklet e mëparshme zgjedhore, kurse qeveria aktuale paralajmëron fitimin e mandatit të katërt dhe vazhdimin e përpjekjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Samiti i Pestë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në Budapest, ku tema kryesore ishin zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt. ls/

Foto: Fejsbuk Rama

 

QËNDRONI TË LIDHUR