• e premte, 05 dhjetor 2025

LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor 2025 (MIA)- Dje është mbajtur raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), garat komunale kanë përfunduar me një ndarje të balancuar të pushtetit lokal ndërmjet partive kryesore.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryesojnë me nga 7 komuna secila.

Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5 komuna.

Partitë më të vogla që kanë arritur të mbajnë nga një komunë janë Nisma Socialdemokrate, KDTP dhe PDKRL.

Rezultatet sipas partive:

LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë

LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik

PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri

AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë

Nisma – 1 komunë

KDTP – 1 komunë

PDKRL – 1 komunë.

Procesi ka kaluar i qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa mbi 32.5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në 18 komunat që ishin në balotazh, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë dje. Ndërkaq në rundin e parë në të gjitha komunat, dalja ishte rreth 40 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR