• e premte, 05 dhjetor 2025

Luvër sërish i hapur, tre ditë pas grabitjes

Luvër sërish i hapur, tre ditë pas grabitjes

Paris, 22 tetor 2025 (MIA) - Luvër sërish është i hapur për vizitorët, për herë të parë pas grabitjes spektakolare të dielën, kur katër grabitës morën tetë bizhuteri ari vlera e të cilave është vlerësuar në 88 milionë euro.

Nga ora 09:00, që është koha e zakonshme e hapjes, vizitorët e parë filluan të hyjnë në Luvër, muzeu më i vizutuar në botë, raportuan mediat franceze.

Megjithatë, Galeria Apolon, ku është kryer grabitja, do të mbetet e mbyllur, nga Luvër u është thënë agjencive gazetareske.

Grabitësit të dielën në mëngjes, menjëherë pas hapjes së muzeut, duke përdorur një vinç, në një automjet të parkuar para ndërtesës së Luvër, mbërritën në sallën prej ku morën bizhuteritë e arit dhe ikën me skuterë, ndërsa gjithë grabitja është kryer për shtatë minuta. sa/

Foto: Luvër

QËNDRONI TË LIDHUR