Lutkov: Si pasojë e pëakujdesisë së qeverisë paraprake, Ohri kërcënohet të vendoset në listën e pasurive kulturore në rrezik të UNESKO-s
- Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar informacionin dhe i ka ngarkuar të gjithë anëtarët e institucioneve që aktualisht marrin pjesë në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, përmes një qasje të koordinuar, që së bashku të paraqesin një amendament me qëllim tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit që propozon që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e thesareve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik.
- Post By Melahat Baftija
- 19:08, 8 korrik, 2025
Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar informacionin dhe i ka ngarkuar të gjithë anëtarët e institucioneve që aktualisht marrin pjesë në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, përmes një qasje të koordinuar, që së bashku të paraqesin një amendament me qëllim tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit që propozon që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e thesareve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në konferencën e sotme për shtyp ku njoftoi vendimin e qeverisë, theksoi se publiku duhet ta dijë të vërtetën se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e viteve të neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe kolapsit institucional që, siç thotë ai, e la qeveria e mëparshme në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024.
"Raporti aktual i referohet pikërisht kësaj periudhe të qeverisjes nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Dhe në ato shtatë vjet, jo vetëm që nuk u zbatua pothuajse asnjë nga rekomandimet e UNESKO-s, por në vend të mbrojtjes, pamë injorimin e raporteve të ekspertëve dhe shkatërrimin sistemik. Çdo ditë, si qeveri, përballemi me vendime historike, jo vetëm për të ndaluar shkatërrimin, por edhe për të shpëtuar dhe restauruar gjithçka që të tjerët kanë lënë pas dore", tha Lutkov.
Ai theksoi se Qeveria po punon me përkushtim në koordinim me të gjitha institucionet kompetente për të treguar se di ta trajtojë ndryshe trashëgiminë kulturore dhe se ka kapacitet të respektojë rekomandimet e kësaj organizate ndërkombëtare në kuadër të OKB-së përgjegjëse për arsimin, shkencën dhe kulturën për Ohrin dhe rajonin e Ohrit. mb/
Foto: printkskrin