• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lula ftoi në takim të përbashkët të anëtareve të BRIKS dhe G7

Lula ftoi në takim të përbashkët të anëtareve të BRIKS dhe G7

Johanesburg, 25 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva në Johanesburg ka ftuar për takim mes vendeve të BRIKS-it dhe vendeve anëtare të grupit G7, transmeton Hina.

"Kush e di, ndoshta një ditë do të mblidhemi, blloku BRIKS dhe blloku G7. Ky do të ishte një takim i shkëlqyeshëm për të diskutuar për tregtinë, progresin shkencor, teknologjik dhe demokracinë", ka thënë Lula.

Në fillim të kësaj jave, Lula theksoi se BRIKS nuk ka ndërmend të konkurrojë me organizata të tjera ndërkombëtare si G7 ose G20.

Presidenti brazilian tha se BRIKS do ta mbajë akronimin si emër të vetin sepse "tingëllon shumë mirë", pasi edhe vendet e tjera të bëhen anëtarë.

"Emri do të mbetet, i bukur është. Fëmija është rritur dhe nuk dëshiron ta ndryshojë emrin", ka thënë Lula, transmetuar nga Blumberg.

Shkurtesën BRIKS në versionin e saj origjinal për herë të parë e ka përdorur ekonomisti i Goldman Saks, Xhim O'Nil kur ai e përdori monedhën "BRIK" për të tërhequr vëmendjen e shkallës së rritjes në Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë.

Blumberg thekson se "S" që i është shtuar në fund, bëri që emri të tingëllojë edhe më mirë kur Afrika e Jugut iu bashkua bllokut në vitin 2010.

Anëtare të grupit G7 janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, ndërsa anëtare të BRIKS janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut.

Në samitin e Unionit në Afrikën e Jugut u vendos që BRIKS të përfshijë në radhët e veta edhe Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Argjentinën dhe Etiopinë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR