• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lula da Silva: Qeveria e Venezuelës ka tendenca autoritare

Lula da Silva: Qeveria e Venezuelës ka tendenca autoritare

Brazilia, 16 gusht 2024 (MIA) - Presidenti brazilian Inasio Lula da Silva deklaroi sot se beson se qeveria e Venezuelës ka aspirata autoritare, por se nuk do ta etiketojë administratën e presidentit Nikolas Maduro si diktaturë.

“Nuk mendoj se kjo është diktaturë. Është një qeveri me paragjykime autoritare, por nuk është një diktaturë si shumë që njohim në mbarë botën”, tha Lula.

Ai përsëriti thirrjen e tij për Venezuelën për të publikuar rezultatet e zgjedhjeve të kontestuara gjerësisht, pas së cilës Maduro u kthye në pushtet në fund të korrikut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR