• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lukashenko: Prigozhin nuk është më në Bjellorusi, u kthye në Shën Petërsburg

Lukashenko: Prigozhin nuk është më në Bjellorusi, u kthye në Shën Petërsburg

Minsk, 6 korrik 2023 (MIA) - Lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko deklaroi se lideri i grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, më nuk është në Bjellorusi, por në Shën Petërsburg, transmeton Indeks hr.

"Kjo është kompani ruse. Do të thotë, çështja siç duket nuk është për mua. Sa jam i informuar, luftëtarët janë në kampet e tyre. Sa i takon Prigozhinit, ai është në Shën Petërsburg. Ai nuk ndodhet në territorin e Bjellorusisë", tha Lukashenko.

Pas dy ditëve dramatike që para 10 ditësh në Rusi, atëherë Lukashenko kumtoi se është arritur marrëveshje me autoritetet ruse dhe Prigozhini të shkojë në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes për t'i dhënë fund përpjekjeve të tij për një kryengritje të armatosur.

QËNDRONI TË LIDHUR