• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lukashenko dëshiron marrëdhënie të mira me BE-në, ai urdhëroi kryeministrin të rinovojë kontaktet me Poloninë

Lukashenko dëshiron marrëdhënie të mira me BE-në, ai urdhëroi kryeministrin të rinovojë kontaktet me Poloninë

Minsk, 11 gusht 2023 (MIA) - Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko sot tha se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Evropian, transmetojnë mediat ruse dhe shtoi se i ka urdhëruar Qeverisë së tij t'i rinovojë kontaktet me Poloninë, me të cilën ka tensione  në kufirin e përbashkët.

"Tani jetojmë në radhë të parë në llogari të Lindjes-Rusisë dhe Kinës. Por, nuk guxojmë të harojmë në Perëndimin e teknologjisë së lartë. Ata janë të afërt, ata janë fqinjët tanë - Bashkimi Evropian. Nuk mund t'i humbim marrëdhënet me to", tha Lukashenko sot pas vizitës së aeroportit kombëtar në Minsk, ku mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për udhëheqësinë e aviacionit bjellorus, e cila është nën sanksionet e Perëndimit.

Në të njëjtën kohë, ai tha gjithashtu se "është e nevojshme të bisedohet me polakët. E urdhërova kryeministrin të kontaktojë me ta", tha Lukashenko, transmeton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

Aktualisht ka tensione të larta mes Bjellorusisë dhe Polonisë anëtare të NATO-s, për shkak të pikëpamjeve dhe ndarjeve të ndryshme për konfliktin në Ukrainë. Polonia e ndihmon Kievin financiarisht dhe ushtarakisht, ndërsa Bjellorusia është aleate e Rusisë.

Polonia tha dje se do të sistemonte rreth 10,000 trupa në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë për ta mbrojtur atë.

Sipas Lukashenkos, qeveria polake po kërkon një përshkallëzim të situatës për të treguar se po armatos vendin siç duhet derisa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit në Poloni.

Lideri bjellorus vlerësoi se nuk ka gjasa që në dy muajt e ardhshëm të shohim ndryshime të rëndësishme në qëndrimin e Varshavës, gjë që do të ishte mirë si për ta ashtu edhe për Bjellorusinë.

"Ata kërkojnë shumë nga ne... por ne nuk mund të pranojmë, sepse do të ishte kundër interesave tona", tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se ishte "i hapur për bashkëpunim", por akuzoi drejtpërdrejt amerikanët se po mbështeten tek Polonia për të rritur tensionet në rajon për shkak të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Varshava është e shqetësuar për praninë e mercenarëve të grupit "Vagner" në Bjellorusi dhe numrin e madh të emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin e përbashkët. sa/

foto:Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR