• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Luixhi Soreca rikthehet në Tiranë në krye të misionit të BE-së

Luixhi Soreca rikthehet në Tiranë në krye të misionit të BE-së

Tiranë, 16 gusht 2023 (MIA) - Luixhi Soreca do të kthehet në Shqipëri si shef i Misionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, pak më shumë se një vit pasi u largua nga vendi, njoftoi Ora njuz.

"Burime të sigurta kanë konfirmuar për Ora njuz se diplomati italian do të rikthehet si përfaqësues i Brukselit në Tiranë, në vend të ambasadores Kristine Hohman, e cila largohet nga Shqipëria para përfundimit të mandatit të saj", thekson televizioni.

Soreca, do të marrë detyrën më 1 shtator dhe do të drejtojë përkohësisht Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin dhe mbërritjen e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri.

Ai erdhi në Tiranë në shtator 2018, me një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë dhe e pasoi Romana Vlahutin si kryetare e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

"Gjatë qëndrimit të tij 42 mujor në vendin tonë si ambasador i BE-së, ai u angazhua në çështjen e reformave në gjyqësor, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, së bashku me ambasadoren amerikane Juri Kim, e cila së fundi u nis për detyrë të re në Departamentin e Shtetit", shtoi televizioni.

Sipas të njëjtit burim, rikthimi i Sorecës në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR