Luftimet në Sudan vazhdojnë edhe krahas arritjes së armëpushimit
- Luftimet në Sudan kanë vazhduar edhe sonte edhe krahas shpresave për ndërprerje të zjarrit të dakorduar më herët nga palët në konflikt, njofton DPA, duke u thirrur në dëshmitarë okularë dhe raporte të mediave.
- Post By Fami Bajrami
- 22:02, 18 prill, 2023
Kartum, 18 prill 2023 (MIA) - Luftimet në Sudan kanë vazhduar edhe sonte edhe krahas shpresave për ndërprerje të zjarrit të dakorduar më herët nga palët në konflikt, njofton DPA, duke u thirrur në dëshmitarë okularë dhe raporte të mediave.
Në Kartum ende dëgjohen shpërthime dhe të shtëna edhe pas orës 18, kur duhej të hynte në fuqi armëpushimi.
Përfaqësuesit e palëve në konflikt më herët gjatë ditës së sotme ranë në ujdi që të ndërpresin aktivitetet ushtarake për 24 orë.
Në postimin në Tuiter në orën 18:14, Forca paraushtarake për mbështetje të shpejtë akuzuan ushtrinë e Sudanit për "shkelje të armëpushimit e dakorduar me ndërmjetësim ndërkombëtar".
Zëdhënësi i KB-së tha se deri më tani organizata botërore nuk sheh "kurrfarë shenja se luftimet në Sudan janë ndalur".
Përshkallëzimi i papritur i luftimeve në Sudan detyroi shumë njerëz të fshihen për ditë të tëra në shtëpitë e tyre dhe ndërtesa publike, siç janë shkollat.
Sipas KB-së, mijëra njerëz janë pa qasje në ushqim dhe kujdes shëndetësor.
Foto: EPA