• e hënë, 23 dhjetor 2024

Luftime të ashpra në Kan Junis- epiqendra e re e luftës në Gazë

Luftime të ashpra në Kan Junis- epiqendra e re e luftës në Gazë

Gazë, 11 dhjetor 2023(MIA)- Rripi i Gazës edhe sot është cak i sulmeve të fuqishme ajrore izraelite, të cilat ndodhin gjatë kohës së kërcënimeve nga lëvizja militante palestineze Hamas se nuk do t'i lirojnë pengjet e tjera të mbetur “të gjallë” pa negociata dhe se kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Gjatë natës janë kryer sulme të fuqishme ajrore ndaj qytetit të Kan Junis në jug të Rripit të Gazës, që është epiqendra e re e luftimeve. Kan Junis momentalisht është shtëpia e qindra mijërave civilëve të cilët, sipas këshillave të Izraelit, kanë ikur nga pjesët tjera të enklavës palestineze që kur filluan bombardimet në Gazë.

Xhihadi islamik, lëvizja tjetër e armatosur në Gazë, kumtoi se në disa pjesë të qytetit të Gazës zhvillohen luftime të rënda.

Në lidhje me thirrjet e përsëritura izraelite që banorët e Gazës të evakuojnë të gjithë Rripin, Agjencia e KB-së për refugjatët palestinez thotë se asnjë pjesë e enklavës nuk është e sigurt për banorët.

"Humbëm më shumë se 130 kolegë, gjysma e tyre janë vrarë në zonat qendrore dhe jugore", deklaroi për Al Xhezira Xhuliet Tuma, drejtor për komunikime në UNRVA. "Ky është vetëm një shembull që tregon se askund nuk është e sigurt".

Ushtria izraelite sot informoi se nga Rripi i Gazës janë gjuajtur raketa, si dhe dje janë zhvilluar "beteja të ashpra" në sektorët e qytetit të Gazës dhe në Kan Junis.

Lëvizja palestineze Hamas dje paralajmëroi se asnjë nga pengjet të cilat janë kidnapuar gjatë kohës së sulmit më 7 tetor dhe që ende janë Rripin e Gazës nuk do të largohen "të gjallë" pa negociata dhe "pa përgjigje të kërkesave të tyre". ss/

Foto: arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR