• e diel, 30 qershor 2024

Luftime intensive në jug të Rripit të Gazës

Luftime intensive në jug të Rripit të Gazës

Gazë, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Luftime intensive po zhvillohen rreth qyteteve më të mëdha në Rripin e Gazës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në mëngjes kumtoi se në sulmet izraelite në afërsi të qytetit Gazë jetën e kanë humbur 40 persona.

Shtohet se "dhjetëra" njerëz janë vrarë nhë Xhabalia, në veri të Gazës dhe në Kan Junis, në jug.

Ushtarët izraelitë, të përkrahur nga sulmet ajrore, dje janë përplasur me luftëtarët e Hamasit në Kan Junis, qytetin më të madh në jug, i cili u bë epiqendra e luftës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, nga fillimi i luftës, në bombardimet izraelite në Gazë janë vrarë 17.177 njerëz, prej të cilëve 70 për qind kanë qenë gra dhe persona më të rinj se 18 vjeç.

Presidenti amerikan Xho Bajden në bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu "ka insistuar në nevojë absolute që të mbrohen civilët", si dhe në nevojën që të bëhet dallim mes popullatës civile dhe Hamasit, publikoi Shtëpia e Bardhë. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR