• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lufthanza parashikon se nesër për shkak të grevës do të anulohen deri 90 për qind të fluturimeve

Lufthanza parashikon se nesër për shkak të grevës do të anulohen deri 90 për qind të fluturimeve

Frankfurt, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kompania ajrore Lufthanza parashikon se nesër do të anulohen deri 90 për qind e fluturimeve në aeroportet gjermane, për shkak të thirrjeve për grevë të personelit tokësor i cili kërkon rroga më të larta.

"Për shkak të grevës, për momentin supozojmë se 10 deri 20 për qind e itinerarit të fluturimeve të Lufthanzës do të realizohet më 7 shkurt", kumtoi kompania ajrore gjermane në ueb-faqen e vet.

Sindikata Verdi filloi thirrjen për grevë paralajmëruese si pjesë e kontestit për pagesë të personelit i cili punon me udhëtarët në aeroport. Atje ka 25.000 të punësuar.

Kjo i shtohet listës së gjatë të grevave në muajt e fundit në sfera të ndryshme në Gjermani, ku inflacioni e ka pakësuar fuqinë blerëse dhe i ka rritur tensionet mes punëtorëve dhe kryesisë së kompanisë në negociatat për rrogat e sivjetme.

Sindikata Verdi kërkon rritje të rrogave për 12,5 për qind në periudhë prej 12 muajve për të punësuarit në Lufthanza.

Greva prej 24 orëve do ta jetë goditje për aeroportin më të madh në Gjermani, Frankfurtin, si dhe aeroportet në Munih, Hamburg, Berlin dhe Dyseldorf.

Lufthanza u bëri thirrje udhëtarëve të paraqiten në aeroport vetëm nëse fluturimi i tyre nuk është anuluar. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR