• e hënë, 03 shkurt 2025

Lufta tregtare me Kanadanë, Meksikën dhe Kinën mundë të sjellë "dhimbje" për amerikanët, paralajmëron Trampi

Lufta tregtare me Kanadanë, Meksikën dhe Kinën mundë të sjellë

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se doganat e reja për importin nga Kanadaja, Meksika dhe Kina mund të shkaktojnë vështirësi ekonomike afatshkurte për qytetarët amerikanë, por vlerësoi se masat janë të nevojshme për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

"Në afatshkurtë, mund të ndjejmë dhimbje të vogël, por njerëzit e kuptojnë këtë. Në planin afatgjatë, ne jemi duke u grabitur nga pothuajse çdo vend i botës", vlerësoi Trampi. 

Ndërkohë, Tramp paralajmëroi se sot do të bisedojë me kryeministrin kanadez, Xhastin Trudo dhe me qeverinë meksikane për doganat e reja, por nuk pret ndryshime të mëdha. 

"Do të bisedoj me Trudon nesër në mëngjes, si dhe me qeverinë meksikane, por nuk pres diçka serioze. Vendosim dogana sepse ata na kanë shumë borxhe", theksoi mbrëmë Trampi. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR