• e enjte, 06 mars 2025

Lufta në Ukrainë: Ndërtesa të goditura në jug të Rusisë, alarme për dronë në Kiev, ushtarët koreanoveriorë përsëri në front

Lufta në Ukrainë: Ndërtesa të goditura në jug të Rusisë, alarme për dronë në Kiev, ushtarët koreanoveriorë përsëri në front

Kiev, 8 shkurt 2025 (MIA) – Disa ndërtesa janë dëmtuar në sulme ukrainase gjatë natës në qytetin jugor rus Rostov në Don, deklaroi sot guvernatori Jurij Slusar, informon DPA. 

Në një publikim në Telegram, Slusar theksoi se 74 banorë ishin evakuuar nga disa ndërtesa. Nuk ka informacione për të lënduar. 

Në ndërkohë, gjatë natës janë dhënë alarme për fluturake pa pilot mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kryetari Vitalij Kliçko në Telegram njoftoi se një fluturake ruse pa pilot ishte nisur drejt qendrës së qytetit, edhe pse nuk ka informacione për dëme ose viktima. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski, njoftoi se pas “ndërprerjes së detyrueshme”, ushtarët koreanoveriorë ishin kthyer në front dhe i kanë vazhduar luftërat bashkë me forcat ruse në rajonin perëndimor rus Kursk. 

“Trupat koreanoveriore, të cilat ishin tërhequr disa ditë për shkaqe të panjohura, tani iu bashkëngjitën forcave ruse në sulmet e rinovuara”, tha Zelenski në raportin e tij më të ri për situatën në vijën e frontit. 

Sipas tij, edhe njësitë ruse edhe koreanoveriore kishin pësuar viktima të konsiderueshme. 

“Flasim për qindra ushtarë rusë dhe koreanoveriorë”, tha Zelenski. 

DPA vëren se ky informacion deri më tani nuk është konfirmuar nga ndonjë burim i panjohur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR