• e hënë, 23 dhjetor 2024

Luftëtarët e RSF-së në Sudan rrëzuan një aeroplan transportues, mes mbetjeve janë zbuluar dokumente ruse

Luftëtarët e RSF-së në Sudan rrëzuan një aeroplan transportues, mes mbetjeve janë zbuluar dokumente ruse

Kartum, 22 tetor 2024 (MIA) - Forcat paraushtarake sudaneze për mbështetje të shpejtë (RSF) kumtuan se kanë rrëzuar një aeroplan transportues në Darfur, në perëndim të vendit. Në xhirimet që u paraqitën në meidumet sociale shihen luftëtarët e këtij formacioni paraushtarak se si qëndrojnë në fushën përplot me mbetje të aeroplanit dhe se si tregojnë dokumente për indentifikim të gjetura në vendin e fatkeqësisë.

Ambasada ruse në kartum konfirmoi se diplomatë rusë po e hetojnë incidentin që ndodhi në afërsi të kufirit me Çadin. Në porosinë nga ambasada ceket se është e mundur në aeroplan, në çastin e fatkeqësisë të ketë pasur rusë.

RSF prej prillit të vitit të kaluar po zhvillojnë luftë të ashpër qytetare me armatën e rregullt sudaneze.

Forcat paraushtarake pohojnë se kanë rrëzuar "një aeroplan të huaj ushtarak" që e ka ndihmuar armatën sudabeze. Pa ofruar dëshmi, pohojnë se aeroplani i rrëzuar ka hedhur bomba ndaj civilëve.

"Në operacion ishin eliminuar të gjithë mercenarët e huaj në aeroplan", ceket në kumtesë.

Luftëtarët e RSF-së në video materialet qëndrojnë afër mbetjeve të djegura nga aeroplani dhe theksojnë se e kanë rrëzuar aeroplanin me predhë tokë-ajër. Mes tjerash, ata tregojnë edhe dokumente për identifikim. përfshirë edhe pasaportë dhe letërnjoftim rus lidhur me kompaninë me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kartela e ndrydhur e sigurisë, gjithashtu, gjoja nga aeroplani, tregon se bëhet fjalë për aeroplan "Iljushin Il-76", drejtuar nga kompania "Nju Vej Kargo" nga Kirgistani.

Është interesnate që grupi "Conflict Observatory", që financohet nga Departamenti amerikan i Shtetit e ndjekë luftën në Sudan, e lidhi aeroplanin e përmendur me armatimin e Forcave për mbështetje të shpejtë. Nga këtu del se RSF ndoshta rastësisht e ka rrëzuar aeroplanin.

Në raportin e "Conflict Observatory" ceket se armatimi nga Emiratet është transportuar me aeroplan drejt Amxharas, qytet në Çad, që ndodhet afër kufirit.

"Emiratet e Bashkuara Arabe e shfrytëzonin aeroportin në Amxharas si pikë tranziti për dërgesë të armëve RSF-së", ceket në raport, duke theksuar se Emiratet ofruan kredi prej 1,5 miliardë dollarëve për zgjerim të shpejtë të aeroportit.

Ekspertët e Kombeve të bashkuara konsiderojnë se janë "të besueshme" akuzat se Emiratet i kanë armatosur RSF-në.

Në luftën në Sudan deri më tani janë vrarë mbi 24.000 persona.

Armata sudaneze për momentin po zbaton ofenzivë të prëforcuar në afërsi të kartumit, përderisa aleatët e saj po luftojnë kundër RSF-së në Darfur. ab/

foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR