• e premte, 05 dhjetor 2025

Los Anxhelos: Tre persona humbën jetën gjatë shpërthimit në qendrën e trajnimit të forcave lokale të sigurisë

Los Anxhelos: Tre persona humbën jetën gjatë shpërthimit në qendrën e trajnimit të forcave lokale të sigurisë

Los Anxhelos, 18 korrik 2025 (MIA) - Të paktën tre pesona kanë humbur jetën në shpërthimin e sotëm në qendrën e trajnimit në zyrën e sherifit të rrethit të Los Anxhelosit, kumtoi prokurorja shtetërore Pem Bondi.

"Sapo bisedova me prokurorin e Bill Esajlli për incidentin e tmerrshëm në qendrën e trajnimit në zyrën e sherifit të qarkut të Los Anxhelosit ku kanë vdekur të paktën tre persona. Agjentët tanë federalë janë në vendngjarje. Hetimi është duke vazhduar", publikoi Bondi në X.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 sipas orës lokale në qendrën e trajnimit Biskailuz në zyrën e sherifit të qarkut të Los Anxhelosit, ku janë të stacionuar anëtarë të njësive speciale për zbatimin e ligjit të sherifit dhe departamentit të çaktivizimit të sherifit, konfirmoi për Si-En-En një nëpunës i lartë anonim që ka njohuri me incidentin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR