• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lorer: Me GERB-SDS kemi mirëkuptim për programin legjislativ, vijon më pas edhe programi qeveritar

Lorer: Me GERB-SDS kemi mirëkuptim për programin legjislativ, vijon më pas edhe programi qeveritar

Sofje, 26 prill 2023 (MIA) - Tashmë jemi dakorduar me GERB-SDS për programin legjislativ dhe para nesh kemi ende bisedime për programin qeveritar, që poashtu kemi mirëkuptim, ka komentuar sot deputeti i Partisë “Ndryshime Vazhdojnë dhe Bullgaria Demokratike”, Daniel Lorer.

"E kuptojmë përgjegjësinë tonë politike, detyrat që na presin si parlament - prandaj e kuptojmë shumë mirë situatën politike në të cilën votuesit bullgarë na kanë vënë dhe na dërguan këtu të vendosim", tha Lorer para gazetarëve në parlament i pyetur pse ata kritikojnë drejtuesit e GERB-it, ndërsa në të njëjtën kohë punojnë së bashku me ta për prioritetet e qeverisë së ardhshme.

Deputetët e koalicionit të Partisë “Ndryshimet Vazhdojnë dhe Bullgaria Demokratike” (PP-DB) në brifingun në Kuvendin kombëtar të Bullgarisë kanë komentuar incidentin në Plovdiv dhe kanë kritikuar udhëheqësinë e GERB-it në pushtetin lokal në Varna dhe Plovdiv për shkak të incidentit me aksionet e panairit. 

"Duke kuptuar se çfarë vendosi votuesi bullgar, 'PP-DB' dhe 'GERB-SDS’ tashmë kanë një program legjislativ për të cilën kishin mirëkuptim", ka thënë Lorer. Ai shtoi se duhet të kenë edhe program qeveritar për të cilin do të ketë mirëkuptim dhe më pas shpreson që përbërjen qeveritare që do ta shpall koalicioni "PP-DB" do të hasë në mbështetje nga GERB, ndoshta edhe nga forca të tjera politike.

I pyetur nëse në një skenar të tillë nuk ka rrezik që mbështetja për kabinetin të tërhiqet në çdo moment, Lorer me përgjigje: nëse ka diçka që ne si “PP-DB” e kemi dëshmuar, është ajo se nuk kemi frikë të hyjmë në beteja të vështira".

Lorer nuk ka mohuar se ekziston rreziku që një qeveri e tillë të bjerë.

"Kuvendi Kombëtar vendos në fund. Prandaj këto hapa preliminar të mirëkuptimit të programit legjislativ dhe prioriteteve të menaxhimit janë kaq të rëndësishme që të ndodhin në publik", komentoi përfaqësuesi i “PP-DB”.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR