• e premte, 05 korrik 2024

Lopez Obrador kërkoi që SHBA-ja ta ndërpresë financimin e organizatave të cilat kanë qëndrim armiqësor me Qeverinë meksikane

Lopez Obrador kërkoi që SHBA-ja ta ndërpresë financimin e organizatave të cilat kanë qëndrim armiqësor me Qeverinë meksikane

Meksiko Siti, 4 maj 2023 (MIA) - Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador i dërgoi letër homologut të tij amerikan Xho Bajden në të cilën kërkon që Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të ndërpresë financimin e organizatave të cilat kanë qëndrim armiqësor ndaj qeverisë meksikane. Presidenti meksikan nuk precizoi se për cilat organizata opozitare mendon.

“Qeveria amerikane, konkretisht përmes USAID-it, ka financuar për disa kohë organizata që kundërshtojnë hapur qeverinë legjitime dhe të zgjedhur ligjërisht që unë përfaqësoj”, tha Lopez Obrador në letrën e tij. “Ky është padyshim një akt ndërhyrës që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet që duhet të mbizotërojnë mes shteteve të lira dhe sovrane”, shkruan kreu i shtetit meksikan.

Ai i bën thirrje presidentit Bajden që të intervenojë, duke shtuar se para pak kohësh Departamenti i Shtetit amerikan njoftoi se USAID-i do t'i rrisë mjetet të cilat i ndan për organizatat e tilla.

Zëdhënësi i USAID-it tha se SHBA-ja dhe Meksika mbajnë "partneritet të thellë". Jemi të përkushtuar që të punojmë me një varg partnerësh lokalë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, që të gjenerojmë zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm të nxitur në nivel lokal", theksoi zëdhënësi amerikan. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR