Lopatka për ENR/MIA: Le ta shfrytëzojmë mundësinë dhe ta zgjerojmë BE-në, jam optimist për Maqedoninë e Veriut
- Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha ta shfrytëzojmë mundësinë dhe ta zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian, tha eurodeputeti austriak Rajnhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 24 tetor, 2025
Strasburg, 24 tetor 2025 (MIA) - Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha ta shfrytëzojmë mundësinë dhe ta zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian, tha eurodeputeti austriak Rajnhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.
"Mendoj se është pozitive ajo që po ndodh në Mal të Zi, në Shqipëri, ndërsa gjithashtu jam optimist edhe për Maqedoninë e Veriut", deklaroi Lopatka, i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE).
Sipas tij, kur flitet për zgjerimin duhet të përshëndetet progresi, por në të njëtjën kohë nuk duhet të mbyllen sytë kur ka probleme të mëdha.
Ai thekson se përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë gjithmonë në fokus të Unionit, dhe veçanërisht të atdheut të tij, Austrisë.
"Por duhet të jemi të sinqertë. Ky proces duhet të bazohet në meritë. Nëse ata nuk janë në gjendje të bëjnë detyrat e shtëpisë, nuk mund t'i mirëpresim", thotë Lopatka.
Eurodeputeti thekson se do t’u thoshte qytetarëve të vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor se duhet të shohin vlerën e shtuar të anëtarësimit në BE. sa/
Foto: printskrin