• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Londra: "Shumë shpejt" takim i ri me partnerët e SHBA-së, Ukrainës dhe liderëve evropian

Londra:

Londër, 18 prill 2025 (MIA) - Përkundër deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio, i cili sugjeroi se SHBA mund të heqë dorë nga ndërmjetësimi nëse nuk arrihet përparim, qeveria britanike përsëriti se mbetet e përkushtuar për gjetjen e rrugës për armëpushim në Ukrainë.

"Është rënë dakord që do të takohemi përsëri shumë shpejt me partnerët tanë E3, SHBA dhe Ukrainë, për të gjetur një mënyrë për të arritur një armëpushim dhe paqe të plotë dhe të qëndrueshme”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike për Skaj Njuz.

E3 është një grup joformal i sigurisë i përbërë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, i themeluar në vitin 2003 gjatë krizës në Irak dhe më vonë i fokusuar në programin bërthamor iranian. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR