Londra, Parisi dhe Pekini e uruan kryeministrin e ri të Kanadasë
- Britania e Madhe, Franca dhe Kina kanë uruar sot Mark Karnin për zgjedhjen e për lider të Partisë Liberale në pushtet, e me këtë edhe për kryeministër.

Londër/Paris/Pekin, 10 mars 2025 (MIA) - Britania e Madhe, Franca dhe Kina kanë uruar sot Mark Karnin për zgjedhjen e për lider të Partisë Liberale në pushtet, e me këtë edhe për kryeministër.
Karni së shpejti do të zëvendësojë Xhastin Trudo në funksionin e kryeministrit.
Karni (59) fitoi dje 85,9 për qind të votave për t'u bërëlider i Partisë Liberale, ndërsa ish-ministrja e Financave Kristija Friland mori vetëm tetë për qind të votave.
Ish-bankieri dhe fillestari politik ka premtuar "të ndërtojë një ekonomi të re dhe të krijojë marrëdhënie të reja tregtare", por mund të mos qëndrojë gjatë në detyrë sepse zgjedhjet parlamentare të Kanadasë duhet të zhvillohen më së voni deri në tetor.
Kryeministri britanik Kir Starmer e uroi kryeministrin e ardhshëm kanadez, duke bërë thirrje për "thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve" midis dy vendeve të tyre.
"Me padurim pres të punoj ngushtë në prioritetet e përbashkëta ndërkombëtare, duke përfshirë G7 dhe thellimin e përbashkët të marrëdhënieve Mbretëria e bashkuar dhe Kanada," i tha Starmer Karnit i cili dikur ishte guvernator i Bankës së Anglisë.
Presidenti francez Emanuel Makron e uroi karnin, duke thënë se lidhjet dypalëshe janë të rëndësishme "në një kohë kur përballemi me kaq shumë sfida".
Makron falënderoi Trudon për "tetë vjet bashkëpunim të shkëlqyer".
Ministria kineze e Punëve të Jashtme e uroi Karnin dhe i kërkoi atij të ndiqte një "politikë pozitive" ndaj Kinës.
“Ne shpresojmë që pala kanadeze të mbajë një pikëpamje objektive dhe racionale dhe të ndjekë një politikë pozitive dhe pragmatike ndaj Kinës”, tha zëdhënësi i ministrisë kineze. ls/
Foto: EPA