• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Londra e paralajmëroi Rusinë për pasoja nga çfarëdo lloj përdorimi të armëve bërthamore

Londra e paralajmëroi Rusinë për pasoja nga çfarëdo lloj përdorimi të armëve bërthamore
Londër, 4 tetor 2022 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Xhejms Kleverli sot të martën deklaroi se duhet të ndalet seria e gabimeve strategjike të presidentit rus, Vlladimir Putin dhe se çdo përdorim i armëve bërthamore do të shkaktojë pasoja. Ai duke iu përgjigjur pyetjes si Britania e Madhe do të reagonte nëse Rusia përdorë armë taktike bërthamore, theksoi se nuk mund të paraqesë hollësi, po se do të kishin përgjigje. "Do të ishte e pashmangshme në rast të përdorimit të armëve bërthamore nga cili do vend, kudo në botë nuk do të mbetet pa përgjigje. Nuk do të bisedoj për natyrën apo për pragun", theksoi Klaverli.
Sipas tij, Putini ka bërë gabime strategjike të cilat e dëmtuan Rusinë dhe dukshëm e kanë izoluar në skenë globale. "Duhet qartë të bëjmë me dije se seria e tij e gabimeve strategjike duhet të ndalojë. Do të vazhdojmë t'i mbështesim ukrainasit në mbrojtjen e atdheut të tyre dhe të angazhohemi për rregullat dhe normat ndërkombëtare", theksoi Kleverli. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR