• e diel, 22 shtator 2024

Londra e cilësoi Kinën si sfidë për rendin botëror, ndërsa Rusinë si kërcënim akut

Londra e cilësoi Kinën si sfidë për rendin botëror, ndërsa Rusinë si kërcënim akut

Londër, 13 mars 2023 (MIA) - Britania e Madhe sot e cilësoi Kinën si sfidë për rendin botëror që e definon epoka, duke thënë se Rusia edhe më tutje mbetet "kërcënimi më akut".

Londra zyrtare në kornizën më të re të politikës së jashtme theksoi se siguria e Mbretërisë së Bashkuar varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Qeveria britanike në dokumentin më të ri paralajmëron për thellimin e partneritetit mes Kinës dhe Rusisë dhe bashkëpunimit të rritur të Moskës me Iranin pas pushtimit rus në Ukrainë.

Edhe pse në dokument theksohet se tensionet në rajonin Indian - Paqësor mund të kenë pasoja më të mëdha nga konflikti në Ukrainë, theksohet se Rusia mbetet kërcënimi më akut. 

Kontrolli azhurn i integruar britanik, për herë të parë i publikuar para dy viteve, nuk e përshkruan Kinën si kërcënim, që sipas gjitha gjasave do të dëshpërojë shumë persona nga Partia Konservatore në pushtet, bëjnë të ditur mediat britanike. 

Kryeministri britanik Rishi Sunak për IR shkroi se në vitin 2021, tempoja e ndryshimeve gjeopolitike dhe shkalla e ndikimit të tyre ndaj Britanisë së Madhe nuk mundet plotësisht të parashihet, Kur për herë të parë ishte publikuar në vitin 2021, Kontrolli i integruar e përshkroi Kinën si "konkurrent sistematik". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR