• e diel, 22 dhjetor 2024

Londra dhe Berlini bëjnë thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë

Londra dhe Berlini bëjnë thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë

Londër, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron dhe homologia e tij gjermane Analena Berbok deklaruan se "urgjentisht është i nevojshëm armëpushim i përhershëm" në Rripin e Gazës, por e kundërshtuan idenë për "armëpushim të përgjithshëm dhe urgjent". 

"Duhet të bëjmë çmos që të mund ta hapim rrugën drejt armëpushimit të përhershëm, që do të sjellë paqe të qëndrueshme. Më së miri do të ishte sa më shpejtë, është urgjente, shkruan në tekstin e përbashkët në Sandej Tajms.

"Shumë civilë janë vrarë", theksuan ata.

Qeveria britanike përmes zëvendëskryeministrit Oliver Dauden i bëri thirrje Izraelit të tregohet "i përmbajtur", në intervistën të cilën ai e kishte sot për Bi-Bi-Si.

"Izraeli përballet me situatë shumë të vështirë... Nëse e sulmoni armikun i cili fshihet nën spitale, në mes të popullatës civile, kjo do të shkaktojë një numër të madh të viktimave civile", theksoi ai.

"Ne themi, në cilësinë e qeverisë britanike, se Izraeli duhet të tregohet i përmbajtur", shtoi ai.

Dejvid  Kameron dhe Analena Barbok theksuan në tekst se nuk mendojnë se "thirrja tani për armëpushim të përgjithshëm dhe të menjëhershëm, me shpresën se disi do të bëhet e përhershme, është rruga që duhet bërë".

Kjo do të nënkuptonte "injorim sepse Izraeli duhet të mbrohet: Hamasi sulmoi Izraelin në mënyrë barbare dhe vazhdon të lëshojë raketa çdo ditë për të vrarë civilët izraelitë. Hamasi duhet të lërë armët", shkruan ata.

Asambleja e përgjithshme e KB-së të martën miratoi rezolutë jodetyruese me të cilën bën thirrje për "armëpushim urgjent" në Gazë. Britania ishte e përmbajtur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR