Lombard: Franca është kundër shfrytëzimit të mjeteve të ngrira ruse për Ukrainën
- Franca e kundërshton përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për financim të shpenzimeve ushtarake të Ukrainës, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Erik Lombard.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:38, 4 mars, 2025

Paris, 4 mars 2025 (MIA) - Franca e kundërshton përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për financim të shpenzimeve ushtarake të Ukrainës, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Erik Lombard.
"Konfiskimi i mjeteve të ngrira ruse dhe përdorimi i tyre për financim të shpenzimeve ushtarake evropiane do të ishte në kundërshtim me marrëvehsjet ndërkombëtare. Qëndrimi i Francës është se këto mjete ruse i takojnë Bankës qendrore të Rusisë", deklaroi Lombard për Frans info.
Ai shtoi se kjo pronë mund të përdpret si pjesë e zgjidhjes së konflikteve, por se "nuk mund të konfiskohet".
"Norma e interesit e gjeneruar nga fondet ruse tashmë është përdorur për financim të kredisë së ndarë për Ukrainën", theksoi ministri francez.
Sipas tij, procedurat e këtilla janë në kundërshtim të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Franca dhe Evropa. ab/
Foto: ЕPА