• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lojd Ostin: SHBA-ja nuk ka dëshmi se Izraeli kryen gjenocid në Gaza

Lojd Ostin: SHBA-ja nuk ka dëshmi se Izraeli kryen gjenocid në Gaza

Uashington, 9 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Loyd Ostin, në seancën e sotme dëgjimore të Komitetit për shërbime të armatosura të Senatit deklaroi se SHBA-ja nuk ka dëshmi se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

Senatori Tom Koton e pyeti Ostin nëse Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, për të cilën sekretari amerikan tha: "nuk kemi asnjë dëshmi për gjenocid".

Ostin mohoi gjithashtu "pretendimin se (ai) e ka nxitur gjenocidin", duke thënë se SHBA-ja "është obliguar që ta ndihmojë Izraelin në mbrojtjen e territorit dhe popullit të tij duke ofruar ndihmë sigurie".

Izraeli është përballur me akuzat për gjenocid që nga dhjetori, kur Republëika e Afrikës së Jugut (RAJ) ngriti një çështje para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara duke pretenduar se "veprimet dhe mosveprimet" e Izraelit në Gaza "kanë karakter gjenocidal" dhe i kërkoi gjykatës të urdhërojë Izraelin për të ndërprerë operacionet ushtarake. KGJND nuk urdhëroi që Izraeli të ndalonte luftën, por tha se duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar gjenocidin në Gaza. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR