• e martë, 26 nëntor 2024

LOE nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare për tregti (ITC)

LOE nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare për tregti (ITC)

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) dhe Qendra ndërkombëtare për tregti (ITC) në një takim në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Qendra ndërkombëtare për tregti është një organizatë e fokusuar në zgjidhjen e barrierave teknike për tregtinë, harmonizimin e zinxhirit të furnizimit, transparencën e zinxhirëve të furnizimit, me fokus në "ç'rrezikimin e zinxhirit të furnizimit".

Në takim morën pjesë kryetari i LOE-s Trajan Angeloski, nënkryetarët Sasho Dukoski dhe Goran Gjorgjevski, Zagorka Bllazhevska drejtore e Vita Novës dhe Tristan Evans nënkryetar i ITC (International Trade Council), ndërsa video fjalim ka pasur edhe Xhejms Semjuel Jork drejtor ekzekutiv i ICTTM (The International Center of Trade Transparency Limited).

Siç ka kumtuar LOE, ITC po zhvillon aktivisht një sistem të fokusuar në inteligjencën artificiale të quajtur ADAMftd ("Analiza e avancuar e të dhënave dhe modelimi për të dhënat e tregtisë së jashtme") që do të përdorë miliarda të dhëna tregtare historike dhe në kohë reale për të parashikuar të ardhmen e tregtisë, ndërsa bizneset do të kenë qasje në të dhënat e klientëve dhe konkurrentëve, duke përfshirë çmimet e paguara, historinë e transaksioneve, të dhënat e ofertës dhe kërkesës dhe mundësitë e parashikimit që të përgjigjet ndaj këtyre sfidave. Pas përfundimit të fazës së parë të zhvillimit të ADAMftd, ITC synon të bëjë një investim prioritar në Maqedoninë e Veriut.

ITC, siç u tha, njeh rëndësinë e rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut si një qendër të rëndësishme për zinxhirët e furnizimit, mundësinë për modelimin dhe autenticitetin e zinxhirit të furnizimit. Lidhja e Odave Ekonomike është e para në rajon që i bashkëngjitet Këshillit ndërkombëtar të tregtisë (ITC) që është një mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë që të zgjerojnë shtrirjen e tyre globale dhe të rrisin mundësitë e tyre të tregtisë ndërkombëtare me rregullore të reja globale dhe mundësi për tregje të hapura për tregti, rrjetëzim dhe lidhje me partnerët e mundshëm.

 

QËNDRONI TË LIDHUR