• e premte, 05 dhjetor 2025

Llulla da Silva drejtuar Trampit: Gjykimi i Bolsonaros nuk ishte gjah i shtrigave

Llulla da Silva drejtuar Trampit: Gjykimi i Bolsonaros nuk ishte gjah i shtrigave

Brazil, 15 shtator 2025 (MIA) – Presidenti brazilian Luiz Inasio Llulla da Silva deklaroi se gjykimi i paraardhësit të tij të ekstremit të djathtë, Zhair Bolsonaro, “nuk ishte gjah i shtrigave”, që është në kundërshtim me pohimin e presidentit amerikan Donald Tramp. 

Në reagimin e tij të parë për dënimin 27-vjeçar me burg të shqiptuar për rivalin e tij për komplot për grushtet, Llulla shkroi në një kolumnë në “Njujork tajms”, duke thënë se është “krenar me Gjykatën Supreme të Brazilit për këtë vendim historik”, përderisa Trampi këtë javë e quajti dënimin e Bolsonaros “shumë befasues”. 

Presidenti brazilian është në krizë diplomatike me SHBA-në që nga gjykimi i Bolsonaros, lider i së djathtës dhe aleat i afërt i Trampit, të cilin e dënoi Brazili me vendosje të doganave prej 50 për qind të mallrave braziliane, ndërsa disa gjykatës të Gjykatës Supreme të Brazilit janë nën sanksione të SHBA-së për shkak të gjykimit të Bolsonaros. 

Ish presidenti 70-vjeçar u dënua këtë javë për komplot për grushtet me qëllim që të parandalohet që Llulla ta marrë funksionin, edhe krahas asaj që e fituan në zgjedhjet në vitin 2022. 

“Disa muaj hetime zbuluan plane për atentat ndaj meje, nënpresidentit dhe gjykatësve në Gjykatën Supreme”, shkroi Llulla. 

Trampi shkroi se gjykimi i Bolsonaros “me të vërtetë e ka përkujtuar në atë që bënë përpjekje” t’ia bëjnë – kur ka pasur probleme me gjyqësorin sepse i ka thirre mbështetësit e tij që ta sulmojnë shpalljen zyrtare të fituesit në zgjedhjet presidenciale të cilat i humbi, si dhe inaugurimin e fituesit në zgjedhje, Zhozef Bajden.

Gjykatat braziliane e shpallën ish presidentin përgjegjës për nxitjen e trazirave kundër selisë së qeverisë në Brazili më 8 janar të vitit 2023, ndërsa Bolsonaro thoshte se është “viktimë e përndjekjes” dhe nga arresti në shtëpinë e tij në Brazili paralajmëroi se do të ankohet në gjykatat ndërkombëtare. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR