• e hënë, 23 dhjetor 2024

Llukashenko: Më tepër Perëndimi dëshiron negociata me Rusinë se sa Zelenski

Llukashenko: Më tepër Perëndimi dëshiron negociata me Rusinë se sa Zelenski

Minsk, 24 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko deklaroi se Perëndimi dëshiron që Kievi zyrtar të ulet në tryezë negociuese me Rusinë, më shumë se presdienti ukrainas, Volodimir Zelenski.

"Tani ka mundësi për negociata, dhe, më duket, duhet t'i fillojmë dhe të bëjmë plan për zgjidhje paqësore apo përfundim të luftës", tha lideri bjellorus në programin "60 minuta" në TV kanalin Rusia 1.

Ai vlerësoi se Perëndimi nuk mund të refuzojë së furnizuari Ukrainën me armë "për të mos e humbur fytyrën". 

"Nuk mund t'i bëj shumë presion Zelenskit, por ne u themi - cila është poenta të ushtrohet presion, vetëm mos jepni para (Ukrainës)", tha Llukashenko, duke shtuar se deklaratat e Zelenskit për prëfundim të konfliktit në Ukrainë në vitin 2025 janë "qesharake - vetëm dëshira të tij dhe asgjë më shumë".

"Zelenski nuk ka plan,kjo duhet të kuptohet. Askend nuk mund ta shtyni të ulet në tryezë negociuese nën kushtet e Zelenskit", tha Llukashenko.

Ai theksoi se fillimi i negociatave varet nga dakordimi i Rusisë dhe presidentit Vlladimir Putin për të negociuar.

Presidenti i Bjellorusisë deklaroi se kolegu i tij rus asnjëherë nuk do ta prëdorë armatimin bërthamor të sistemuar në Bjellorusi pa dakordimin e tij.

Ai paralajmëroi se Bjellorusia, nëse nevojitet, do të jetë e gatshme të prëdorë armë bërthamore "nëse vetëm edhe një çizme e huaj ta kalojë kufirin e Bjellorusisë". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR