• e martë, 24 dhjetor 2024

Lloga paralajmëroi se sërish do ta miratojë Udhëzimin për udhëheqje të librave amë

Lloga paralajmëroi se sërish do ta miratojë Udhëzimin për udhëheqje të librave amë

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga paralajmëroi se pas konsultimeve shtesë do ta miratojë sërish udhëzimin për udhëheqje të librave amë, të cilën Gjykata Kushtetuese dje me shumicë votash e shfuqizoi, duke vlerësuar se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në deklaratën për mediat, pas brifingut të sotëm në Ministrinë e Drejtësisë, Lloga tha se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e Udhëzimit besoj "se siguria juridike në vend është cënuar".    

E përshëndeta vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrë dje dhe në një kohë relativisht të shkurtër morën një vendim që është në kundërshtim me vendimin e marrë nga e njëjta gjykatë për të njëjtën Kushtetutë në vitin 2004 kur u kundërshtua Ligji për shtetësinë, i cili zgjati më shumë se 31 ditë përtej afatit kushtetues. Tani me këtë vendim besoj se është cënuar siguria juridike në vend sepse bëhet fjalë për të njëjtën gjykatë, të njëjtën Kushtetutë dhe nga ana tjetër kjo i mundëson ministrit të nënshkruajë udhëzime të reja brenda afatit të duhur kushtetues prej shtatë ditëve, ndaj njoftoj se me konsultime shtesë do të miratohet i njëjti udhëzim nga ana ime", deklaroi Loga.

Lloga, dje e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës kushtetuese, me të cilën hiqet Udhëzimi për udhëheqjen e librave amë dhe porositi se pret që "gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare edhe për rregullat tjera".

Sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk është respektuar afati i caktuar për publikimin në gazetën zyrtare.

Gjykata kushtetuese në seancën e djeshme miratoi Vendim të anulojë Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e zbatimit, mbrojtjen dhe ruajtjen e librave dhe regjistrave, lëshimin e certifikatave, vërtetimeve, transkriptimet dhe kopjet e bazuara në librat amë dhe tjera, akt i miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belkovska në konferencën e sotme për media dje informoi se Vendimi është sjell me vota të shumicës dhe do të publikohet në Gazetën zyrtare. 

"Kur Gjykata Kushtetuese merr vendim anulimi kjo do të thotë se vendimi ka efekt retroaktiv, llogaritur nga momenti i miratimit të aktit që anulohet", sqaron Bellovska. 

Ajo theksoi se Udhëzimi është anuluar për shkak se Gjykata ka vlerësuar se është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin duhet të publikohet ky udhëzim.

Gjykata kushtetuese më 5 korrik të vitit 2023 me iniciativën e vet ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky Udhëzim. Regjistruar me numër arkivor të datës 29 maj të vitit 2023 dhe botuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se nuk është respektuar Kushtetuta dhe neni 52 që parashikon një afat më së voni shtatë ditë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR