• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga- Jan Kop: Holanda i mbështet reformat në jurisprudencë

Lloga- Jan Kop: Holanda i mbështet reformat në jurisprudencë

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Finalizimi i përpunimit të Strategjisë së re për reforma në sektorin e jurisprudencës 2023-2027, përgatitja e Kodit të ri penal, skriningu, si dhe përforcimi i kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në Kapitullin 23 "Jurisprudenca dhe të drejtat fundamentale", ishin tema kryesore në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga me ambasadorin holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Lloga e falënderoi ambasadorin Jan Kop për bashkëpunimin intensiv dhe përkushtimin në agjendën evropiane reformuese, si dhe ndihmën që është dhënë përmes projekteve që janë të financuara nga Holanda, ndërsa kanë të bëjnë me cilësinë dhe llogaridhënien e sistemit të jurisprudencës së vendit, përforcimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së Gjykatës Kushtetuese, mbështetjes së Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë, sundimit të drejtësisë, lirisë së mediave, masat mbrojtëse kundër korrupsionit.  

Ambasadori holandez, siç është theksuar në komunikatë, shprehu interes për nismën për përgatitje të Kodit të ri zgjedhor.

"Ministri Lloga informoi se grupi punues nuik mund të fillojë me punë për shkak të faktit që VMRO-DPMNE nuk propozon nen të vetin edhe krahas disa kërkesa për nominim të një përfaqësuesi të tyre", theksohet në komunikatë.

Lidhur me paralajmërimin për fillimin e vetingut, ministri Lloga ka theksuar se ky proces nuk mund të realizohet nëse nuk ka mbështetje nga SHBA-ja dhe BE-ja. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR