• e premte, 05 dhjetor 2025

Llavrov i akuzoi NATO-n dhe BE-në se po zhvillojnë "luftë të vërtetë" kundër Rusisë

Llavrov i akuzoi NATO-n dhe BE-në se po zhvillojnë

Nju-Jork, 26 shtator 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse i akuzoi NATO-n dhe BE-në se po e shfrytëzojnë Ukrainën për zhvillim të luftës kundër vendit të tij, lajmëruan mediumet britanike.

Diplomati më i lartë rus këtë vërejtje e bëri gjatë fjalimit të tij të djeshëm në margjina të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Mediumet britanike transmetuan se këto pohime të tij Londra zyrtare i vlerësoi si "shtrembërime të rrejshme nga bota e fiksionit".

Llavrov foli në takimin e ministrave të punëve të jashtme të G20-shit në Kombet e Bashkuara pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp, në ndryshim të ashpër të retorikës, i përqeshi aksionet ushtarake të Moskës dhe tha se beson që Ukraina është e aftë ta kthejë territorin e marrë nga forcat ruse.

"Shembull tjetër mbresëlënës është kriza në Ukrainë e shkaktuar nga Perëndimi, përmes së cilës NATO dhe BE tashmë (...) shpallën luftë të vërtetë kundër vendit tim dhe drejtpëdrejtë intervenuan në të", tha Llavrov.

Ai nuk i përmendi komentet e Trampit, por e konfirmoi pozitën e Rusisë se aksionet perëndimore e shkaktuan luftën në Ukrainë, të cilën Moska e filloi në shkurt të vitit 2022.

Shefja e diplomacisë britanike, Ivet Kuper, i bëri thirrje Llavrovit, i cili duhej të largohej, të qëndrojë në sallë derisa e fillonte fjalimin e saj dhe e dënoi "luftën e paprovokuar" të Moskës.

"Nuk mund të bindë askënd në asnjë nga shtrembërimet e rrejshme nga bota e fantastikës shkencore, nga dezinformatat dhe nga propaganda e përfaqësuesit rus për shkaqet e luftës", tha Kuper në takimin e ministrave të punëve të jashtme të G20-shit. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR