• e hënë, 23 dhjetor 2024

Llavrov e përshëndeti qëndrimin për Ukrainën të kandidatit për nënpresident të Trampit

Llavrov e përshëndeti qëndrimin për Ukrainën të kandidatit për nënpresident të Trampit

Nju-Jork, 18 korrik 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov e përshëndeti kandidatin për nënpresident të Donalld Trampit, Xhej Di Vens për shkak të qëndrimit të tij për luftën në Ukrainë, të cilën Moska e filloi para më shumë se dy viteve.

Siç transmetoi DPA, Vens, senator nga Ohajo, u deklarua për paqe dhe përfundim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, ka thënë Llavrov dje në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

"Vetëm mund ta përshëndesim këtë sepse kjo është mu ajo që nevojitet - të ndalojmë ta ndezim Ukrainën me armë", tha Llavrov.

"Lufta do të përfundojë. Do të fillojmë të kërkojmë zgjidhje", shtoi ai.

SHBA-ja është funrizuesja më e madhe e Ukrainës me armë me qëllim që ta ndihmojl Kievin për ta kundërsshtuar invazionin rus që filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, ekziston sshqetësim mes aleatëve të Uashingtonit në NATO se mbëshstetja amerikane mund të ulet dukshëm nëse zgjehdjet presidenciale në nëntor e kthejnë Trampin në Shtëpinë e Bardhë, sepse ata dyshojnë në gatishmërinë e tij për t'i mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës.

Llavrov tha se ka dëgjuar se Vens është për përfundim të dërgesës së armëve për Ukrainën dhe se është i përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për luftën në Ukrainë.

Vens, ish-kritik i ashpër i Trampit, tani me gjithë zemër e pranoi dhe konsideorhet yll në ngritje në Partinë republikane.

Ai shpesh  ekundërshtoi ndihmën amerikane për Kievin dhe votoi kundër pakos prej 61 miliardë dollarëve për Ukrainën, të cilën Senati e miratoi në prill.

Vetëm disa ditë para se të shpërthejë lufta, Vens deklaroi: "Me të vërtetë nuk shqetësohem se çka do të ndodhë me Ukrainën në çfarëdo mënyre".

Trampi, i cili të hënën zyrtarisht u nominua për kandidat presidencial të Partisë republikane, vazhdimisht pohon se do të mund ta përfundojë luftën në Ukrainë në afat prej 24 orëve, pa cekur hollësi se si do ta arrijë këtë. ab/

Foto: KS i KB-së

QËNDRONI TË LIDHUR