• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lituania për Samitin e NATO-s do të kërkojë ndihmë nga FRONTEKS-i për mbrojtje të kufijve me Bjellorusinë

Lituania për Samitin e NATO-s do të kërkojë ndihmë nga FRONTEKS-i për mbrojtje të kufijve me Bjellorusinë

Uillnus, 4 prill 2023 (MIA) - Qeveria lituaneze planifikon më mirë ta mbrojë kufirin e saj me Bjellorusinë gjatë Samitit të NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Uillnus.

Uillnusi do t'i bëjë thirrje armatës së saj që gjatë Samitit të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve dhe shpreson në mbështetje shtesë nga Agjencia për mbrojtje të kufijve (FRONTEKS).

"Mbrojtja shtesë do të ndihmojë që të parandalohen provokimet e mundshme dhe të ndërpitet rrjedha eventuale e rritur e emigrantëve", deklaroi ministrja lituaneze e Punëve të Brendshme, Agni Billotaite pas vizitës në kufirin bjellorus me shefin e FRONTEKS, Hans Lajtens.

Ajo shtoi edhe se bisedohet edhe për mbështetje të menaxhimit kufitar me Poloninë dhe Letoninë, ku për momentin janë të stacionuar 18 oficerë të FRONTEKS-it.

Shefi i FRONTEKS, Llajtens nuk e komentoi rritjen e mundshme të numrit të personelit të shpërndarë të Agjencisë së BE-së për mbrojtje të kufijve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR