• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia vendosën kufizime të reja për hyrje ndaj shtetasve rusë

Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia vendosën kufizime të reja për hyrje ndaj shtetasve rusë
Riga, 19 shtator 2022 (MIA) - Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia prej sot bashkërisht kanë vendosur kufizime shtesë për shtetasit rusë që dëshirojnë të futen në territorin e tyre. Katër vendet anëtare të BE-së nuk do të lejojnë hyrjen përmes kufijve të tyre për shtetasit rusë me viza -shengen të lëshuara për qëllime turistike, biznesore, sportive apo kulturore. Përjashtime nga ndalesa do të ketë për rusët që jetojnë në një nga vendet e BE-së si dhe për disidentë politikë ose kur bëhet fjalë për udhëtime për shkaqe humanitare. Me vendimin e sotëm nuk do të jetë e mundur më  që shtetas rusë me viza shengen të hyjnë në territorin e tyre, pavarësisht se cili shtet ju ka lejuar vizat. Zona shengen përfshin 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian si dhe katër vende të tjera evropiane.

QËNDRONI TË LIDHUR