• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lituania konsideron se aeroplanët e NATO-s duhet t'i rrëzojnë dronët rusë mbi Baltik

Lituania konsideron se aeroplanët e NATO-s duhet t'i rrëzojnë dronët rusë mbi Baltik

Vilnus, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministri lituanez i Mbrojtjes, Laurinas Kascinius deklaroi se aeroplanët e NATO-s të stacionuar në vendet baltike duhet të rrëzojnë fluturake ruse pa pilot në hapësirën ajrore të vendit të tij dhe të fqinjëve, pasi që një dron rus u rrëzua në Letoni javën e kaluar.

Nga hyrja e tre vendeve baltike në NATO në vitin 2004, në qiellin e tyre patrullojnë aeroplanë të NATO-s sepse ato nuk kanë aeroplanë luftarak.

Misioni i NATO-s për mbikëqyrje të qiellit baltik "jo vetëm që duhet të patrullojë, por duhet, nëse nevojitet, nëse koha lejon, ta shkurtojë zinxhirin e vendim-marrjes në nivel të NATO-s që aeroplanët të fluturojnë menjëherë dhe t'i shkatërrojnë fluturake3t pa pilot", deklaroi Kasciunas.

Droni rus "Shahed" i prodhimit iranian, të shtinën u rrëzua në Letoni, por nuk shpërtheu.

Presidenti letonez, Edgars Rinkeviçs të martën tha se vendi i tij po bisedon me aleatët për këtë çështje.

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Shikorski paraprakisht këtë muaj deklaroi se Varshava duhet të ketë të drejtë të rrëzojë raketa ruse të cilat e kanosin territorin e saj derisa janë akoma mbi Ukrainë.

Ukraina, gjithashtu, kërkoi nga vendet-anëtare fqinje të NATO-s t'i rrëzojnë raketat dhe fluturaket pa pilot drejt rajoneve të saj perëndëimore. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR