Lituania e përforcon kufirin me Rusinë dhe me Bjellorusinë
- – Lituania do të shpenzojë 1,1 miliardë euro për përforcimin e mbrojtjes së kufirit të saj me Rusinë dhe me Bjellorusinë, veçanërisht nga minat kundërtankeve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
- Post By Fitore Curri
- 17:54, 5 maj, 2025
Vilnius, 5 maj 2025 (MIA) – Lituania do të shpenzojë 1,1 miliardë euro për përforcimin e mbrojtjes së kufirit të saj me Rusinë dhe me Bjellorusinë, veçanërisht nga minat kundërtankeve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Pakoja e re e masave financiare do të shpërndahet gjatë 10 vjetëve dhe do t’i mundësojë Lituanisë të bllokojë dhe ngadalësojë veprime të shteteve armiqësore, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë të Mbrojtjes së Lituanisë.
Gjithashtu është paraparë që 800 milionë euro nga buxheti i përgjithshëm prej 1,1 miliardë euro do të jenë të dedikuara për mina kundër tankeve.
Lituania, Letonia dhe Estonia, të cilat kufizohen me Rusinë, frikësohen se do të bëhen caqet e ardhshme të Rusisë nëse fiton në luftën kundër Ukrainës. Tre shtetet baltike, ish republikat sovjetike, e fuqizuan mbrojtjen e tyre pasi ushtria ruse e sulmoi Ukrainën. Këto vende i përforcuan masat e sigurisë në kufijtë e tyre pas fluksit të emigrantëve, për të cilët besojnë se është përgjegjëse Rusia.
Lituania në janar paralajmëroi se në periudhën prej vitit 2026 deri 2030 në vit do të shpenzojë pesë deri gjashtë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për armatën. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s