• e premte, 20 dhjetor 2024

Lista Serbe: Ndërkombëtarët janë të verbuar nga dashuria ndaj regjimit antiserb të Kurtit

Lista Serbe: Ndërkombëtarët janë të verbuar nga dashuria ndaj regjimit antiserb të Kurtit

Prishtinë, 8 proill 2024 (MIA) - Lista Serbe ka blërë të ditur sot se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman Jorn Rode, sa i përket dorëheqjes së anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Sipas Listës Serbe, “përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”.

“Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, ka shkruar Lista Serbe në Fejsbuk.

Rode në një deklarim për Telegrafin ka thënë se dorëheqja e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri, është presion ndaj qytetarëve në veri.

LS-ja ka thënë se përfaqësuesit e KUINT-it nuk kanë bërë asgjë sa u përket “padrejtësive” për të cilat kjo parti pretendon se u janë bërë serbëve të Kosovës.

“Përkundrazi regjimi në Prishtinë ‘dënohet’ duke marrë liberalizimin e vizave, duke ngritur nivelin e bashkëpunimit me NATO-n dhe duket se do të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagim.

QËNDRONI TË LIDHUR