Lirohet shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua për aksidentin afër Selanikut
- Është liruar shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua pas aksidentit rrugor që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik - Veria afër Halkidonit ku humbën jetën dy persona, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 12:52, 29 qershor, 2025
Athinë, 29 qershor 2025 (MIA) - Është liruar shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua pas aksidentit rrugor që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik - Veria afër Halkidonit ku humbën jetën dy persona, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kamioni me të cilin ka drejtuar shtetasi nga Maqedonia (34-vjeçar), dje pas orës 16 u përplas me një makinë që transportonte një familje katër anëtarëshe, ndërsa jetën e humbën një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar, ndërsa gruaja e tij dhe djali tjetër nëntë vjeçar u lënduan lehtë.
Pas aksidentit, për të nxjerrë udhëtarët ka intervenuar njësiti kundër zjarreve me nëntë zjarrfikës dhe tre automjete si dhe shërbimi i Ndihmës së shpejtë nga Selaniku me dy automjete, shtatë shpëtimtarë dhe një mjek.
Sipas informacioneve të MIA-s në Greqi, shoferi i kamionit pasi u arrestua u nxor para prokurorit publik dhe u lirua me urdhër verbal të prokurorit.
Foto: arkivi i MIA-s