• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lirohet nga aktakuza inspektori i policisë i akuzuar për vdekjen e një emigranteje 

Lirohet nga aktakuza inspektori i policisë i akuzuar për vdekjen e një emigranteje 

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Policia igor Markov nga Nagorci i Gjervgjelisë, i cili vitin e kaluar ka qëlluar për vdekje një emigrante 23 vjeçare, është liruar nga aktakuza. Aktvendim të këtillë ka marrë sot Gjykata Penale në procedurë gjyqësore që është zhvilluar në lidhje me vdekjen e 23 vjeçares. I pandehuri dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjykata ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjarët e emigrantëes. Të drejtë apeli ka në afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktvendimit, deri te Gjykata e Apelit.

"Rruga e emigrantëve për të arritur qëllimin e tyre për të arritur një vend që u premton atyre një jetë më të mirë shoqërohet me shumë sfida dhe rreziqe. Por shpresa për një jetë më të mirë është udhërrëfyesi që i motivon emigrantët të nisin një synim të tillë plot pasiguri. Gjykata i shpreh ngushëllimet bashkëshortit aktual Kabubaka Kamara dhe familjes së 23-vjeçares Fatmata. Ky gjyq ishte shumë emocionues. Asgjë nuk mund ta kompensojë humbjen për të humburin, por Gjykata i merr vendimet në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe në bazë të provave të paraqitura", tha gjyqtari Nenad Saveski.

Ai më pastaj e lexoi vendimin e Gjykatës - Nga atje Igor Markov nga Negorci lirohet nga aktakuza, e lexoi gjykatësi aktvendimin 

Pakënaqësi nga aktvendimi shprehu Gligorie Qatkoski, personi i autorizuar i personave të dëmtuar, i bashkëshortit, nënës dhe motrës.

Më 26 shtator nga Prokuroria njoftuan se është ngritur prokurë kundër inspektorit të policisë për veprën e kryer penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".

Ngjarja ka ndodhur më 19 prill të vitit 2023. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR