• e martë, 24 dhjetor 2024

Lirohet dizeli për 1,5 denarë, benzina për gjysmë denari

Lirohet dizeli për 1,5 denarë, benzina për gjysmë denari

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Dizeli do të lirohet për 1,5 denarë, ndërsa benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për gjysmë denari prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri për litër EURODIZEL (D-E V) do të jetë 74 denarë, përderisa EUROSUPER BS-95 do të shitet për 81 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të ketë çmim prej 83 denarë.

Një litër vaj për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL) do të kushtojë 73,5 denarë, ndërsa ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS për 1,649 denarë për një kilogram dhe do të kushtojë 38,130 denarë.

Me Vendimin e KRRE-së bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,60 për qind në krahasim me vendim e 17 marsit.

"Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje në mesatare: te benzinat për 0,541 për qind, te dizeli për 1,152 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 1,318 për qind dhe te mazuti ka ulje për 2,660 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar sipas të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,077 për qind", informon KRRE në sqarimin për vendimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR