• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lirohet çmimi i mazutit, çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë

Lirohet çmimi i mazutit, çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Mazuti nga sonte në mesnatë do të jetë më e lirë për 1,101 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 0.48 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i karburantit M-1 NS do të jetë 44,656 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 83,5, EURODIZEL (D-E V) për 74, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72,5 denarë për litër.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 1,072 për qind, në dizel me 1,94, në vajin ekstra të lehtë me 2,096 dhe te mazuti ulje mesatarisht rreth 3.565 për qind. Kursi, nga ana tjetër, i denarit kundrejt dollarit është rreth 0,2688 për qind më i lartë se kursi i dollarit, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR