• e premte, 05 dhjetor 2025

Lirohen më shumë se 30 ushtarë të rrëmbyer nga civilët e armatosur në Kolumbi

Lirohen më shumë se 30 ushtarë të rrëmbyer nga civilët e armatosur në Kolumbi

Bogota, 29 gusht 2025 (MIA) - Lirohen më shumë se 30 ushtarë të cilët më 25 gusht u rrëmbyen nga civilët e armatosur në xhunglat e Kolumbisë juglindore, deklaroi dje ministri i Mbrojtjes Pedro Sançez.

Ushtarët u rrëmbyen pas përleshjeve në pjesën rurale të komunës El Retorni, në të cilat u vranë 11 guerilas, duke përfshirë edhe komandantin e një fraksioni disident të ish grupit kryengritës Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK). Ministri shtoi se 33 ushtarë u rrëmbyen menjëherë para evakuimit të zonës.

Xhungla është vatra e fraksionit disident FARK, e cila hodhi poshtë marrëveshjen paqësore të vitit 2016. Rajoni konsiderohet si korridor strategjik për tregtinë me drogë dhe njihet për kulturat e saj, të cilat përdoren për prodhimin e kokainës.

Autoritetet akuzojnë grupin për rekrutimin e të miturve dhe kryerje presion ndaj civilëve të kundërshtohen në praninë e forcave shtetërore. Rrëmbimi i pjesëtarëve të forcave të armatosura është i zakonshëm në Kolumbi pas një konflikti gjashtëdekadësh në të cilin humbën jetën më shumë se 450.000 persona.

 Presidenti i të majtës Gustavo Petro në vitin 2022 filloi një strategji paqësore për ndërprerjen e përleshjeve. Grupet për të drejtat e njeriut pohojnë se plani deri tani nuk ka treguar shumë rezultate. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR