• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lirohen benzinat për gjysmë denari, dizeli më i shtrenjtë për një denar për litër

Lirohen benzinat për gjysmë denari, dizeli më i shtrenjtë për një denar për litër

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për një denar, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRE). Me vendim kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,64 për qind.   

Çmimin e shitjes me pakicë EUROSUPER BS - 95 është 76,50 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 78,50 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 73,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie  (EL-1) për 73,50 denarë për litër. Me vendim të KRE-së, çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 41,941 denarë.

Nga KRE-ja theksojnë se çmimet e referencës të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: për benzinën për 1,387%, për naftën një rritje prej 1,583%, për Vajin ekstra të lehtë rritja është për 2,420% dhe për naftën rritja është për 0,842%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar sipas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, theksojnë nga KRE-ja, është më i lartë për 0,419 për qind. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR