• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lirohen benzinat, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

Lirohen benzinat, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Benzina nga sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendim çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.74 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të arrijë 77 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 69,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 69 denarë. për litër.

Me vendim të KRRE-së, për 1.125 denarë për kilogram do të ulet dhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 45.170 denarë.

Nga KRRE-ja potencojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë rënie të benzinës me mesatarisht 0,517 për qind, tek dizelii me 0,216, në vajin ekstra të lehtë me 0,542 dhe tek mazuti për 2,048 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,2235 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR