Lirohen 10 nga 16 serbët e arrestuar gjatë fundjavës në Kosovë
- Dhjetë nga serbët e ndaluar këtë të shtunë dhe të dielë në Kosovë janë liruar pas marrjes në pyetje mbrëmë vonë, shkruan gazeta "Koha ditore".
- Post By Sara Ademi
- 09:48, 7 prill, 2025

Prishtinë, 7 prill 2025 (MIA) - Dhjetë nga serbët e ndaluar këtë të shtunë dhe të dielë në Kosovë janë liruar pas marrjes në pyetje mbrëmë vonë, shkruan gazeta "Koha ditore".
Autoritetet e Kosovës arrestuan gjtihsej 16 persona më 5 dhe 6 prill nën dyshimin se kanë mbledhur informata për qëllime potenciale të Kosovës.
Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, u gjetën prova për lidhjet me inteligjencën ushtarake serbe dhe sulmin në Banjska në shtator të vitit 2023.
Personat janë ndaluar në afërsi të dy qyteteve në jugperëndim të Kosovës - katër persona në Gjakovë dhe 12 në Prizren, dhe kanë qenë në katër vetura me regjistrim serb.
Dhjetë personat e liruar pas marrjes në pyetje ishin pjesë e grupit të kapur nga autoritetet e Kosovës në Prizren, ndërsa dy persona të tjerë u ndalua për 48 orë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për "Kohën Ditore" se dy personat janë ndaluar për shkak të informatave të rreme gjatë paraqitjes, pasi kanë pretenduar se janë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por nuk kanë ofruar dokumente që vërtetojnë atë fakt.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se të arrestuarit ishin duke vizituar manastiret afër Prizrenit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s