Lirohen çmimet e derivateve
- EURODIZEL (D-E-V) nga sonte në mesnatë lirohet për 1 denarë, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 denarë për litër. Çmimi i mazutit M-1 NS lirohet për 1,113 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 36,042 denarë për kilogram, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
- Post By Qefsere Abduli
- 13:31, 5 maj, 2025
Shkup, 5 maj 2025 (MIA) - EURODIZEL (D-E-V) nga sonte në mesnatë lirohet për 1 denarë, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 denarë për litër. Çmimi i mazutit M-1 NS lirohet për 1,113 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 36,042 denarë për kilogram, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri me pakicë i çmimit të EUROSUPER BS - 95 do të jetë 73 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të jetë 75 denarë për litër. EURODIZEL BS (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) do të shiten për 65 denarë për litër, ndërsa vaji i mazutit M-1 NS do të shitet për 36.042 denarë për kilogram.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht: te benzinat për 1.986 për qind, te dizeli për 2.832 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 2.299 për qind dhe te mazuti ulja është për 4.935 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,4464 për qind. qa/
Foto: arkivi i MIA-s